Sot vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

0

              Sot mbahet takimi i radhës në Bruksel në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga Petar Petkoviq.Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës nga ora 11:00 do të kenë bisedime bilaterale me diplomatin sllovak Miroslav Lajçak. Ndërsa delegacioni serb me Lajçak do të takohet në orën 9.30.Nuk nëse pas bisedimeve dypalëshe do të mbahet një takim trepalësh i dy delegacioneve me ndërmjetësuesit e BE-së. Ndryshe, ministrat e Jashtëm të BE-së thanë në mbledhjen e Këshillit të BE-së të mbajtur sot në Bruksel se marrëveshjet e pazbatuara dhe detyrimet e paplotësuara nga marrëveshjet e mëparshme do të jenë në fokus të vazhdimit të dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *