Reagojnë ndaj KEDS-it banorët e fshatrave Gorozhup dhe Planejë

      Reagim ndaj KEDS,    Ne banorët e fshatrave Gorozhup dhe Planejë jemi duke u përballur me ndërprerje ekstreme të energjisë elektrike javen e fundit e sidomos ditën e sotme,ku qdo 3 ore vetëm nga 10 minuta vjen rryma gjë që ka shkaktuar edhe shumë probleme tek amvisërit nëpër familjet tona,ne jemi duke u penalizuar nga ana e KEDS,me fajin e tyre që nuk kan investuar asgjë në infrastrukturën energjetike. Aspak më mirë nuk qëndrojn as fshatrat Mazrrek,dhe Kojush ku kalojn ditë të tëra pa energji elektrike dhe pa uji të pijes si pasoj e mungesës së energjisë.Prandaj kërkojm urgjent që KEDS,të ndërmarr masat e duhura lidhur me këto probleme! Shani Tanaj,Kryetar i Bashkësisë Lokale/www,QendraPress.com