Respekt dhe mirënjohje për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së!

Drejtori i Spitalit Rajonal në Prizren Osman Hajdari, njofton se :‘’Sot pata kënaqësinë të pres në takim z. Isa Berisha, kryetar i OVL-UÇK-së, dhe z. Xhevit Berisha, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve.
Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e qasjes në shërbimet shëndetësore për kategoritë e dala nga lufta dhe familjarët e tyre.
Në veçanti, u dakorduam që gratë nga familjet e veteranëve, invalidëve të luftës, dëshmorëve dhe të përndjekurve politikë të kenë mundësi të kryejnë ekzaminime mamografike, duke kontribuar në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Angazhimi ynë do të vazhdojë edhe në përmirësimin e qasjes në shërbimet specialistike dhe diagnostike, gjithmonë në përputhje me nevojat shëndetësore dhe procedurat përkatëse.’’ shkruan Hajdari/QendraPress/