Rifat Jashari: Nëse bashkohemi, atëherë do ta arrijmë amanetin e atyre që ranë brez pas brezi

Rifat Jashari ka marrë pjesë në shënimin e Epopesë së Dukagjinit në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan.
Para të pranishmëve, Jashari u shpreh se kur shqiptarët të bëhen bashkë do të arrihet amaneti i atyre që ranë brez pas brezi.“Dhashtë Zoti jemi gjithmonë bashkë me Shqipërinë, me Luginë të Preshevës, me Maqedoninë me shqiptarët e Malit të Zi që të rrugëtojmë bashkë ti arrijmë qëllimet tona shekullore atëherë nëse bashkohemi e kemi kry amanetin e atyre që kanë ra brez pas brezi”, tha Jashari.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. /Telegrafi/