Rizvanolli: Minatorët në minierën e “Trepçës” janë në gjendje të mirë

                             Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se minatorët që ndodhen brenda minierës së Trepçës janë në gjendje të mirë, pas një defekti në pajisjet elektrike.

Sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.

Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë, është duke u organizuar dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

Menaxhmenti i Trepçës ndodhet në vendngjarje, ndërsa aty kanë qenë edhe ekipet e Policisë dhe zjarrfikësve.