‘’Rotary Macadam’’ Spitalit Rajonal në Prizren i dhuroi një inkubator mobil

0

                              Sot, e mërkure 30 qershor.,në spitalin Rajonal’’Dr Daut Mustafa’’ në Prizren, me ceremoni solemne , në prezencën e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtorit ekzekutiv të Spitalit, Dr . Afrim Avdaj , dhe stafit udhëheqës të këtij spitali u bë e dorëzim i “Inkubatorit Mobil ” nga klubi ‘’Rotary Macadam’’ Prizren për këtë spital Rajonal .Fillimisht këtë ceremoni e përshëndeti kryetari i ‘’Rotary Macadam’’ Veton Çipa , i cili me një entuziazëm tha’’ për ne sot, kjo është një ditë e veçantë. Sepse, po dhurojmë këtë inkubator mobil pasi që mjetet i kemi mbledhur nga ne Kryesia e Rotary. Kurse është ditë e veçantë edhe për faktin se nga nesër në ‘’Rotary Macadam’’ kryetar do të jete Edona Turtulla tha ai. Drejtori i spitalit Dr Afrim Avdaj, ka përshëndetur gjithë të pranishmit dhe më këtë rast tha dua së pari të falënderojë bashkëpunim qe kemi pasur me kryetarin e komunës Haskuka. Kurse kjo dhuratë në mesin shumë dhuratave që i vjen Prizrenit është, spitali -Nënë dhe fëmija-, Dua të falënderojë për këtë dhe me lejoni të ju njoftojë se sot kemi ditë dhe lajm të mirë . Dua të falënderojë edhe mediet që gjatë tërë kohë sa ishim në përballje me pandeminë ne ishim bashkë me ju media. E lajm i mirë është se sot, e gjashtë ditë, nuk kemi asnië pacientë me covid, Kurse dua të u njoftojë s ky spital tani me donacion mbi 5 milion është në finalizim të spitalit Nënë dhe fëmija. Kurse jemi në përfundim të spitalit të kardiologjisë invazive dhe do të je,i spitali i dytë pas QKUK që do të kemi këtë spital.’’ta Avdaj Derisa kryetari i komunës Mytaher Haskuka, me këtë rast tha se unë jam i kënaqur që sot jem këtu për të dëshmuar se Komuna e Prizrenit dhe spitali rajonal kemi pasur një bashkëpunim të mirë. Kurse jam i gëzuar edhe për faktin se sot, jemi këtu në ditën e gjashtë kur ky spital dhe Prizreni , nuk e ka asnjë rast me covid 19. Trendi i rënies na gëzon sepse kemi kaluar nëpër një situatë të rëndë në pandemi dhe ju ishit në krye të kësaj tha ai. Spitali i Prizrenit tashmë sigurt ka rrugëtuar drejt sukseseve e kjo ka bërë që donatorët të mos kursejnë as ndihmat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *