Rrëfejzë  dhembshurie nga ;Besa Bytyçi -I kam njohtë dy NANAT

                           Nanë Pashke Markaj, që nuk mundi të jetojë më pasi djemtë e saj Gjovalini e Milani, të vrarë në Masakrën e Mejës, më 2003 u gjetën në Batajnicë. Ajo i rivarrosi djemtë në atdhe dhe i vuri flakën vetes.

Nanë Zojë Prendi, që jetoi deri vitin e kaluar duke pritur drejtësinë për pesë djemtë e saj të vrarë në këtë masakër: Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin e Gjergjin. Nana iku, e drejtësia nuk erdhi kurrë!

Nuk kam me i harru kurrë takimet me nanën Pashke e nanën Zojë, as dhimbën që e kam ni ngat tyne, shpirtin e trazumë, e atë shikim që akuzonte, mallkonte…por, edhe buzëqeshjen që e mbanin në fytyrë për me dhanë njëkohësisht mesazhin që i gëzoheshin lirisë sonë!

Qofshi tuj pushue në parajsë me djemtë, të dashurat, të mirat, të urtat, Heroinat tona!/qendrapress.com/