Rruga e vetme për parandalim, ka kuptim vetëm nëse Institucionet përkatëse krijojnë një ligj

0

           Prof. Ganimete Krasniqi, mësmdhënëse , pasiqë këtyre ditëve po rritet numri me covid.Si mund të parandalohet kjo.A do  të ndikon në shëndetin mendor të qytetarëve  pos dëmeve të rënda në ekonomi?pohon;-“ Duke qenë se Covid-19 javët e fundit e ka ashpërsuar shtrirjen duke mos kursyer as të rinjët,madje edhe duke u marrë jetën atyre dhe se numri i të prekurve në vendin tonë në krahasim me numrin e banorëve dhe vendet e Rajonit është shumë i madh.

           Sado që u ndërmorrën masa për parandalimin e tij rezultuan si të pamjaftueshme.

       Kështu që rruga e vetme për parandalim ka kuptim vetëm nëse Institucionet përkatëse krijojnë një ligj në bazë të të cilit do të ndërmirren masa,si dhe të vejnë sa më shumë në shërbim inspektorët komunal e shtetëror.Pra duhet nxituar që ky ligj të hedhet në Kuvend dhe të miratohet sa më parë sepse vërtetë jemi në krizë psikologjike,ekonomike,sociale.

          Çdo tentim tjetër është jo i mjaftueshëm dhe si popull i varfër që jemi edhe ashtu gjatë këtyre muajve kemi hasur vështirësi të shumta,bizneset private janë në prag të mbylljes,ku do të financohen ata punëtorë që mbajnë familje nga to.Gjendja është vërtetë e rëndë,nëse vazhdohet kështu  rrezikojmë kolapsimin./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *