SBASHK nuk respekton vendimin e Ministrisë së Arsimit: Këtë të shtunë nuk ka zëvendësim të orëve të humbura 

              Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk pajtohen me vendimin e Ministrisë së Arsimit që të zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës.Jasharaj ka thënë se ky vendim ka qenë i njëanshëm dhe nuk është bërë në konsultim me SBASHK-un, shkruan Reporteri.net.Ai ka thënë se shpreson që për këtë çështje të ftohen në takim gjatë javës së ardhshme nga Ministrja, ndryshe ka thënë se janë të obliguar ta respektojnë Kontratën Kolektive.“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës, ishte vendim i ngutshëm i Ministres së Arsimit e cila nuk respektoi Kontratën Kolektive, ku thuhet se orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët arrijnë marrëveshje. Ministrja Nagavci mori vendim të njëanshëm pa konsultim me neve. Këtë të shtunë nuk do të ketë mësim. Presim që Ministrja Nagavci javën e ardhshme të na ftojnë në takim dhe ta diskutojmë këtë çështje. Nëse nuk ndodh takimi, SBASHK është i obliguar ta zbatojë kontratën kolektive”, tha ai në një konferencë për media.