Djali i Thaçit për fjalimin e Ramës: Krenari e lehtësim, familja Thaçi e falënderon me përulje kryeministrin e Shqipërisë 

Pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dje në Strasburg, ka reaguar djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi.Rama dje mbajti fjalim në Këshill të Evropës, rreth pretendimeve të raportit të Dick Marty-t për kinse krime lufte dhe ku ka ftuar të njëjtin institucion të përkrah Rezolutën e Shqipërisë, për një hetim shtesë lidhur me pretendime të tilla të cilat i ka quajtur një “lajm i tmerrshëm dhe i rrejshëm”.Endrit Thaçi fjalimin e Ramës e quajti mburrje, krenari dhe lehtësim.“Mburrje, krenari dhe lehtësim nga çfarë u dëgjua nga Edi Rama në KiE. Historia e UÇK-së do të triumfojë përherë”, ka shkruar djali i presidentit Hashim Thaçi.Po ashtu ai tha se familja e tij e falënderon dhe i përkulet Edi Ramës, për gjithçka që po bën.