Së shpejti Kadri Skeja ,shënon 6 dekada të veprimtarisë së tij në kulturë e atdhedashuri.
Prizreni, në mesin e shumë doajenëve ka edhe një emër e mbiemër që nuk mund ta harrojmë. Kanë mbetur edhe pakë ditë kur Kadri Skeja, do ta shënojë 60 Vjetorin e punës dhe angazhimit të tij në kulturën dhe atdhedashurinë e Prizrenit dhe Kosovës . Ka zik-zaket e veta, por ajo që dihet dhe që është e fuqishme mbetet fakti se ai për 60 vite punojë me nder, dhe dinjitet prej krijuesi e artisti dhe atdhetari.
I dhurojë Prizrenit e Kosovës qindra e mijëra veprimtari popullore e burimore shqiptare,
Kadri Skeja, ka të drejtë të mburret dhe të ndihet krenar për opusin e tij të shumtë në fushën e veprimtarisë kulture. Lidhur me këto 6 dekada veprimtari padyshim se do të bëjnë një kapitull të veçantë në të ardhmen, Por , sot dua të rikujtojë vitet e qëndresës popullore , pas viti 1989, kur tashmë shqiptarët mbeten vetë organizator të jetës edhe mbijetesës kulturore. Atë botë isha kryetar për informim i degës së LDK-së në Prizren. Ishte viti 1992, ose 93/ tashmë kujtesa, pak edhe mund të më tradhtojë. Kur erdhi ai , dhe tha jemi duke përgatitur festivalin ‘’Zambaku i Prizrenit ‘’ më duhet ta bëjmë gati një fletushkë njoftimi. Pa një pa dy pranova që në bashkëpunim me dojanin e gazetarisë Refki Reshitjan, ta bënim gati këtë fletushkë duke qenë krah i yni edhe Liman Asllani e Mehmet Thaçi me shtypshkronjë e tij. Të flasësh për Kadri Skejën, është njësoj sikur të flasësh për një hero të kulturës , që sado të thuash, prapë se prapë ke lënë diçka pa e thënë .Një jetë të tërë të shkrirë, në SHKA’’Agimi’’ së pari me angazhim të pafund, pastaj financiarisht përherë në krye të angazhimeve. Kësaj radhe vetëm kaq , por padyshim se së shpejti do të botojë edhe një kapitull më shumë faqe ku besojë të jetë më e plotë veprimtaria e palodhur e këto doajeni të kulturës .Q, THAÇI/www.QendraPress.com/