Shumë rrugë të Prizrenit janë të bllokuara nga bora
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2021/02/Kujdes-bora.jpg)
Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, ka shfaqur brengen e saj që në ditën e zgjedhjeve pushteti komunal nuk është angazhuar në pastrimin e rrugëve nga bora.
“Bora që ka ra dje dhe sot, ka bllokuar disa fshatra siç janë: fshatrat e Zhupës, Hasit, Vërrinit, por në gjendje jo të mirë janë edhe rrugët e qytetit. Deri në hapjen e kutive për votim, në rrugët e qytetit e aq më pak në rrugët e fshatrave, nuk është parë asnjë borëpastruese”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.
“Mosangazhimi i kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve as në këtë ditë të shënuar për Kosovën, dëshmon për papërgjegjësinë e pushtetit lokal, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryetari i Komunës z.Mytaher Haskuka”.
“Rrugët në këtë gjendje jo të mirë, i’a pamundësojnë qytetarëve të komunës, për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre dhe për t’i zgjedhur të preferuarit e tyre”.
“Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, i bashkëngjitet shqetësimit të qytetarëve, për këtë mosgatishmëri të pushtetit lokal dhe i bën thirrje organeve kompetente të komunës, që ta kryejnë obligimin e tyre ndaj qytetarëve, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, të paktën në ditën e zgjedhjeve”.