S’ka kërcënim që na lëkund nga kërkesat tona të drejta

                       Këshilli qendror grevist i SBASHK-ut, Prishtinë i përgëzon anëtarësinë ë SBASHK-ut që sot ishin unik në grevë e një gjë e tillë u vërejt edhe nga vizitat që i bëmë grevistëve në çerdhen “Yllkat” si dhe në shkollën e mesme të ultë “Gjergj Fishta” në Prishtinë. Vizita u bë së bashku me Këshillin Grevist qendror të BSPK-së, i kryesuar nga kryetari i këtij këshilli Rrahman Jasharaj, ku gjatë bashkëbisedimit iu garantuam grevistëve që do të qëndrojmë unik e të pa luhatur në realizimin e kërkesave tuaja të drejta pavarësisht presioneve, shantazheve e kërcënimeve që vijnë nga Qeveria apo nga ndonjë person tjetër.

Kërkojmë mirëkuptim prej prindërve dhe me mirësi i lusim që të gjitha kërkesat e tyre të i orientojnë kah Qeveria, sepse anëtarësia jonë sindikale ka kontratë me institucionet e shtetit të cilave iu përgjigjet. Greva është mjet demokratik i veprimit sindikal i lejuar me ligj dhe kushtetutë e çdo kërcënim nga kushdo që vjen dhe për çfarëdo qëllimi që ka për synim ndërprerjen e grevës është i dëmshëm. Sipas ligjit mbi organizimin e grevave ne me kujdes do të monitorojmë kërcënimet e tilla dhe ndaj atyre qe i përdorin këto lloj kërcënimesh do të ngritim kallëzim penal, dhe nëse grevistët pengohen gjatë grevës në vendet e punës, ne do të shqyrtojmë me shumë seriozitet kalimin në formën tjetër të grevës duke mos u paraqitur në vendet e punës, ashtu siç është paraparë në ligjin mbi grevat.

Apelojmë te kryeministri z.Kurti dhe të ministrja e Arsimit znj.Nagavci nëse vërtet dëshirojnë të fillon viti shkollor, t’i realizojnë kërkesat e punëtorëve e të ftojnë sindikatat për marrëveshje dhe duhet ti trajtojnë dhe konsiderojnë partnerë social dhe jo kundërshtar.

Këshilli Grevist i SBASHK-ut