Sot mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

0

                        Sot në qytetin e Elbasanit do të mbahet takimi i radhës i dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.Delegacioni i Kosovës do të arrijë në ora 09:45 të mëngjesit në Elbasan.Në kuadër të agjendës thuhet se pos takimit të përbashkët të dy qeverive, do të ketë edhe takim të ndarë mes dy kryeministrave atij të Kosovë Albin Kurti dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Agjenda e plotë:

Elbasan, 26 nëntor 2021
E premte, 26 nëntor 2021

09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

(Vendi: Fish City, Elbasan)

10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

10.10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
(Vendi: Fish City, Elbasan)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

(Vendi: Fish City, Elbasan)

11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

(Vendi: Fish City, Elbasan)

Gjuha e punës: Shqip

12.05 – Foto e përbashkët (Vendi: Fish City, Elbasan)

12.10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të
Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive

(Vendi: Fish City, Elbasan)

13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë (Vendi: Fish City, Elbasan)

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të
Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *