Të nderuar zotërinj, ndërmjetësues.-Shkruan :Petrit Dibrani
Ju kërkoni shtyrje të vendosjes së reciprocitetit të njëanshëm nga Kosova për tre muaj dhe njëkohësisht e dini shumë mirë, pse është vendosur reciprociteti në këtë rast, ndaj Serbisë agresore dhe pse vendoset – „Reciprocitet“, ndaj një shteti fqinjë.
Kërkesa e juaj është lajthitje ndaj Serbisë agresore e cila jo vetëm ka vendosur reciprocitet ndaj Republikës së Kosovës, mirëpo me bandat kriminale të vendosura në veri ka bllokuar rrugët, ka kryer dhunë dhe vrasje ndaj qytetarëve shqiptar, madje ka vrarë një zyrtar shtetëror në detyrë, respektivisht një polic të Republikës së Kosovës.
Ju zotërinj e dini shumë mirë se; reciprociteti vendoset për shtrirje të sovranitetit dhe funksionim normal të shtetit.
T‘ju kujtoj ju!
Eskobar – Lajçak se; shtyrja e njëanshme e vendosjes së reciprocitetit nga Kosova, sjellë dhunë, mjegull dhe përfitim në kohë nga Serbia agresore si ç’doherë, ndërsa vendosja e reciprocitetit edhe nga ana e Kosovës sjellë, shtrirje graduale të sovranitetit, lëvizje të lirë për t’gjithë qytetarët dhe fillim të përfundimit të dialogut me njohje reciproke.
Kosova është Republikë Parlamentare e njohur tanimë, ndërkombëtarisht.
Albin, mos u tërhiq!