Tensione në Komisionin për Ekonomi, ministrja Hajdari thotë se “po shantazhohet nga mediat”
Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdar, po raporton në Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës.Ajo është pyetur nga deputetët për disa trajnime që kishin të bënin me njërin nga zyrtarët e ministrisë. E në deklarim e sipër, ministrja Hajdari tha se “ka marrë shumë shantazhe nga mediat”.“Po marr shantazhe nga mediat, jo trajnimi, jo edukimi e të tjera. N k janë nënshkruar marrëveshjet në hotelin e lartcekur, por ka qenë një tjetër. Ne kemi trashëguar një ministri ku nuk kemi vend për mbi 130 persona.”, tha ministrja Hajdari. Nuk dihet se për çfarë saktësisht fliste ministrja, pasi që nuk e sqaroi por ajo tha se këto “shantazhe”, kishin të bënin me trajnime e edukime. Mbledhja e Komisionit për Ekonomi është duke vazhduar. /Reporteri.net