Thellohet bilanci nga përmbytjet, mbi 150 viktima në Europën Perëndimore
Forcat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar pas përmbytjeve masive që kanë prekur Europën Perëndimore duke shkaktuar më shumë se 150 viktima. Qindra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në Gjermani dhe Belgjikë.Reshje të mëdha shiu janë regjistruar gjithashtu në Zvicër, Luksemburg dhe Holandë – ku Kryeministri Mark Rutte ka shpallur emergjencën kombëtare në një provincë jugore. Në Gjermani, numri i viktimave ka shkuar mbi 130. Operacionet e shpëtimit në Gjermani u penguan nga kushtet e vështira të premten, duke lënë në pritje të afërmit e të zhdukurve.Më shumë se 100,000 shtëpi janë pa energji elektrike. Nordrhein-Westfalen, Rheinland-Pfalz dhe Saarland janë zonat më të prekura. Në rajonin e Ahrweiler të Rheinland-Pfalzit, sipas zyrtarëve rreth 1.300 rezultojnë të humbur.Një banor i Ahrweiler të Schuld tha për agjencinë e lajmeve AFP se situata ngjante me “luftë”. Roger Lewentz, ministri i brendshëm për Rheinland-Pfalz, tha se se numri i të vdekurve pritet të rritet.Shkencëtarët kanë parashikuar me vite që reshjet gjatë verës dhe valët e nxehtësisë do të bëhen më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.Qeveritë gduhet të ulin emetimet e CO2 por gjithashtu të jetë të përgatitur për mot më ekstrem.