” Ti meriton lumturi, prandaj ndalo së mbijetuari dhe fillo të jetosh…..!!”-Shkruan;- Pirro Minella Millona
Të njoh mjaft mirë dhe e di që jeta ka qenë tejet e vështirë kohët e fundit dhe në çdo kthesë që kalon ndjehesh sikur po mbytesh, por vazhdo me forcë para.
Të jesh krenare ngrije kokën, gërmo thellë dhe gjej një mënyrë për të vazhduar..
Jeta ka marrë më të mirën prej teje për një kohë relativisht të gjatë, por nuk do të ketë stuhi përgjithmonë për Ty.
Jam i sigurt se do të kalosh këtë periudhë më e fortë, më e mençur dhe më e mirë se sa ke qenë ndonjëherë më parë, por në rradhë të parë, vazhdo të luftosh dhe do t’ia dalësh mbanë.
Sigurisht nuk po them se do të jetë e shpejtë apo e lehtë, por një gjë është e sigurtë se vetëm se do t’ia vlejë.
Ti je e vlefshme!!.
Kush të njeh e thotë me bindje se Ti vlen gjithshka dhe ka ardhur koha që të fillosh ta besosh edhe Ti vetë këtë.
Mos u merr më me të kaluarën dhe fillo të besosh në të ardhmen tënde..
Jam i sigurt se ditët tënde më të mira, momentet më të lumtura dhe dashuria e bukur nuk kanë ndodhur ende..
E di që ke luftuar për mbijetesë për aq kohë sa mund të mbani mend, sa kohë mi treguat mua.
Por pikërisht këtu fillon të ndryshojë historia jote.
Ju mbështes që mos të heqësh dorë nga shpresat dhe ëndrrat e tua, të jesh e përgatitur se do te fillojnë vërtet ndonjëherë të realizohen nga Ty.
Ktheje faqen. Lëre në harresën e viteve të shkuara të djeshme.
Nga sot fillon një kapitull i ri për Ty.
Erdhi momenti të besosh në veten tuaj, sepse Ti ke marrë tashmë këtë vendim të prerë.
Iku koha kur i lejove problemet me të cilat përballesh të të bëjnë të dyshosh në veten tënde.
Ti je shpirt i bukur, i fortë që është e aftë për çdo gjë, kështu që fillo duke gjetur atë person që ke humbur gjatë rrugëtimit jetësor.
Shpresoj se edhe Ata po presin që ti kujtoni.
Ti meriton lumturi, prandaj vazhdo, ndalo së mbijetuari dhe fillo të jetosh jetën tënde që meriton.
Këtë bëje vetëm për veten tënde, bëje për t’u ndjerë e lirë. Bëje për të qenë përsëri e lumtur.
Thjesht mbi të gjitha, filloni diku, kudo..
…..Kurrë mos shiko më prapa ose të ndalosh derisa të përfundosh aty ku duhet të jesh në jetën e jetuar.
Bëhu e fortë, bëhu e pandalshme në hapat e jetës tënde…..
Tiranë, më 18 Dhjetor 2022./www.qendrapress.com/