Totaj i Prizrenit me nismë të veçantë për homologët komunalë

                 Komuna e Prizrenit ka filluar një nismë për t’i ftuar kryetarët e komunave të vendit për diskutime publike.  Në këto organizime, krerët lokalë do të flasin rreth problemeve të përbashkëta dhe zgjidhjeve që mund të ju bëhen, teksa mundësi për të dhënë ide e kritika do ketë edhe shoqëria civile e qytetarët, njofton Klan Kosova. Takimet do të organizohen jashtë orarit të punës, dy herë në muaj. Kjo formë po përkrahet nga OJQ-të, që po thonë se është mundësi e mirë sidomos për të rinjtë që kanë projekte të cilat mund t’i prezantojnë tek politikanët.