Totaj: Lidhja jonë me Britaninë është historike dhe e shumëfishtë
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, ka takuar të dërguarin e kryeministrit të Britanisë së Madhe për tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers, i cili ishte i shoqëruar nga deputetët Judith Blake – Baroness Blake of Leeds dhe Mathew Offord.“Gjatë takimit diskutuam për zhvillimin e sektorit të energjisë, arsimit, sigurisë, tregtisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në këto fusha dhe jo vetëm.Lidhja jonë me Britaninë është historike dhe e shumëfishtë”, ka theksuar Totaj.