Tre persona plagosen gjatë një përleshje në Graçanicë

0

Tre persona janë plagosur një incident me amë zjarri që ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në një lokal në Llapnasellë të Graçanicës. Dy nga ta janë liruar nga qendra mjekësore menjëherë pas trajtimit të marrë, ndërsa njëri po vazhdon trajtimin e mëtejmë, njofton Insajderi.Lidhur me rastin, policia ka identifikuar katër të dyshuar, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë aktualisht janë në arrati.Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se mosmarrëveshja ka nisur lidhur me shërbimin përtej kufizimeve të orarit në mes të disa personave dhe personelit të lokalit.“Nga hetimi preliminar janë nxjerrë në pah dyshimet se të dyshuarit për të cilët dyshohet të ishin nën ndikim të alkoolit përderisa ishin si klient brenda restorantit në fjalë, për shkak të refuzimit të shërbimit nga ana e personelit të restorantit kanë eskaluar me veprimet e tyre, dhe për pasojë njëri nga ta nga jashtë restorantit ka shtënë me armë zjarri”, ka thënë Borovci.

Të arrestuar për këtë rast deri tash janë një 57-vjeçar me inicialet XH.B., dhe një 54-vjeçar me inicialet A.L. Atyre u është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për procedim të mëtejmë./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *