UÇK-ja, luftë ka bërë kundër Serbisë e bashkëpunëtorëve e jo kundër  LDK-së-Shkruan;Lim Duraj veteran i UÇK-së

                Çlirimtari Salih Mustafa paraqitet pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ka nisur gjykimi ndaj tij. Hagë.Me këtë rast  Cezary Michalczuk, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka paraqitur, sipas tij, faktet që e bëjnë Sali Mustafën përgjegjës për krimet e pretenduara të kryera në Zllash gjatë vitit 1999.

“Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën duke bërë tregti nëpër tregje lokale. “Faji” i tyre ishte se i përkisnin një partie të caktuar politike”, tha ai.

Pas kësaj ka reaguar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Përmes një postimi në Facebook

.Postimi i plotë:

Sot, nisi gjykimi ndaj Salih Mustafës, shefit të BIA (më vonë SHIK-ut) për Prishtinë, i cili sipas të dhënave dhe provave të prokurorit special, vetëm shqiptarë paska pas ndaluar, torturuar e zhdukur ose vrarë. Shqiptarë që mendonin ndryshe nga Salih Mustafa, d.m.th që ishin anëtarë të LDK-së.

Urojmë që gjykimet të jenë të drejta, efikase dhe të shpejta.

Pa dyshim që fajtorët do të ndëshkohen rëndë’’ Këto deklarata vërtetë neve   veteranëve na  indinjojnë  keq, Po  gjithë  bota e din e  dine edhe z,Ymeri se e gjithë  Kosova  ishte LDK. Prandaj mos  deklarohuni  kështu me kaq  pamaturi sepse ju e dini  si edhe  të  gjithë të  tjerët. UÇK-ja, luftë ka bërë kundër Serbisë e bashkëpunëtorëve e jo kundër  LDK-së. Sepse  edhe ai vete  ka qenë  LDK njësor sikurse që ishin edhe   shumë çlirimtarë  të tjerë, Por  kjo tregonte   dikush  mes  kombit tonë  është duke nxitur kot  kombin tonë, Prandaj  besojë  ne si veteranë  do ta ngrinim zërin se këto  insinuata  vërtetë  janë nxitëse dhe pa fakte, Prandaj  kjo edhe na bënë  kaq   të padenjë para botës  e para vetvetes edhe më të padenjë, Të  gjithë ata që shkruajnë kaq  ultë kundër  çlirimtarëve shkruan o vëllezër se armik  i  vërtetë   ishte Serbia e jo   vëllezërit tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.