Valë e re e mundshme e vërshimeve në Skënderaj, Nura: Po bëjmë gjithçka për ta ulur nivelin e rrezikut

Si pasojë e motit të keq në Kosovë, nëpër disa komuna është paralajmëruar se mund të ketë sërish vërshime.E, një prej komunave që është prekur rëndë nga vërshimet në pranverë të këtij viti është edhe Komuna e Skënderajt, shkruan gazeta online Reporteri.net.Në disa fotografi që ka shpërndarë kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, shihet se niveli i ujit veçse ka arritur në një nivel mbi sipërfaqe.Këtë herë, Nura ka thënë se po mundohet të bëjë gjithçka për ta ulur rrezikun që mund t’u kanoset qytetarëve nga këto vërshime të paralajmëruara.“Me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që është në dorën tonë që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara, duke monitoruar në të njëjtën kohë edhe akset rrugore dhe vendbanimet tjera që paraqesin rrezik nga përmbytjet, dhe për të qenë në gjendje gatishmërie për çdo situatë nga e cila rrezikohet jeta e banorëve”, shkroi Nura.