Veprimet e harmonizuara anti shtet!- Shkruan; Hisen BERISHA, Deputetë
Edhe bashkëdrejtuesja e subjektit të Presidentes, listës “GUXO”, që përbën konceptin dontrinor të LVV, znj. Shvarc, paska bërë një deklarim ireale dhe të pa maturuar më zhvillimet e rrethanat reale brenda vendit dhe ato ndërkombëtare. Veprimet e qeverisë po bien ndesh me interesin tonë kombëtar dhe gjeostrategjin amerikane dhe atë të BE për rajonin ku hyn dhe Kosova, prandaj kemi sanksione. Po ti shtojmë kësaj edhe deklaratën ndëshkuese të liderit të njërit nga vendet drejtuese të BE si presidentit Makron, tregon se kemi të bëjme me vprime të harmonizuara antishtet të kryediplomates, kësaj qeverie dhe vet Presidentes së vendit. Kjo ështe refleksion i sindromit “Piterpan” në politikë, apo kompleksit të vogëlsisë ndaj përgjegjësivë që kan marr, në raport me aftësite për ta bërë punën që mbulojnë. Kjo i shtyen që të mbulojnë boshllëkun e dështimit me deklarime rreth objektivave strategjike afatgjata si integrimi në BE, etj. Duhen pasur në konsiderate kushtet dhe kriterët që tashmë janë rënduar edhe më, për vendet aspiruese. Me këhë është folur për përmbushjen e pothuaj se 100% të kërkesave nga pyetësori për Kosovën nga BE prej qeverive të kaluara. Por, me ketë qeverisje kemi kthim mbrapa. Ngase, standard për integrim në BE është që shteti aspirant ti ketë të mbyllura të gjitha temat e brendshme, si për rentabilitet ekonomik e zhvillimor, standarde e infrastruktures ligjore, energjetike, rrugore, të sigurisë e të gjitha fushat tjera, si dhe me theks temat konfliktuoze me fqinjët!? Nga viti 2019, ne kemi bërë hapa mbrapa me: – falimentim ekonomik – ndalje e parasë dhe projekteve të zhillimit, me disbalanc në import dhe eksport – një miliard me 100 milion, në favor të importit; -Falimentim social – ikje masive e rinisë së kualifikuar, pra fuqisë punëtore; -Sigurisë – me përjashtim nga çertifikimi dhe sanksione në blerje të pajisjeve, pajimeve, dhe sistemeve të armatimeve, keqpërdorimi i Fondit të Sigurisë, apo përdorim jo sipas destinimit. Degradimi i policisë me kushte mizore shërbini pa paga, pa sigurime shëndetësore as rrëzikshmëri. -Politik- përmes reformatimit të marrëveshjeve duke i kthyer në antikushtetuese cilëndo që e kanë hapur! Refuzimit ta zbatojmë marrëveshjen “All in One” -me njohjen, pastaj pranimin e Planit frank-gjerman dhe Aneksin e Ohrit dhe Statutin e Beogradit, i hoqën kushtëzimet për Serbin sipas artikullit 35, për integrim në BE, si njohja e Kosovës dhe ndryshimin i Kushtetutës nga Serbia. Prandaj, po ta shohim veç nenin 2, të Aneksit të Ohrit e kuptojmë se kemi të bëjmë me “strategji mospengimi të Serbisë në procesin e integrimit në BE”, me Kosovën e përgatitur me të gjitha marrëveshjet e reformatuara në frymë antikushtetuese, për ta ruajtur autoritetin shtetror të Serbis në Kosovë, me theks marrëveshja për heqjen e “letrës së bardhë” si zëvëndesim i pasaportës si identitet shtetror. Pra, e tërë kjo nuk është vetëm thjeshtë planifikim për integrimit të vonuar të Kosovës, në vitin 2030 por lehtësim e përshpejtim i procesit pë Serbin. Ndërkohë që Kosova ka edhe një hendikep të madh, se nuk e kontrollon në tërësi vijën kufitare! Mëse 366 km vijë kufitare me Serbin as i ka të demarkuara as të ratifikuar e të njohura ndërkombëtarisht. Pra të gjitha këto tema që i kanë hapur me reformatim këta, janë të mjaftueshme si pengesa, pa ia shtuar edhe mosnjohjen nga pesëshja evropiane, që pas deklarimeve në Greqi, edhe mëtej se njohin Kosovën. Ky pretendim i znj. Gërvalla është tregues i dështimit total dhe degradimit të këtij shërbimi në një mekanizëm korrupsioni politik, dështim në realizimin e asnjë njohje, dështim për tu pranuar në asnjë takim në SHBA, pra tregon se ka dështuar ashtu siç edhe qeveria ku takon! Tani po prvojnë të mbulohen me tituj temash të mëdha – veti tipike e propagandës së tyre dhe retorikës mashtruese, me gjuhën e shifrave si të personazhëve të Orwellit, nga pasuesit e tyre, që më me dëshirë pranojnë të mashtrohen nga LVV se sa ti bindin shoqëria civile, mediat apo opozita, se janë të mashtruar.