Viti 2021 mund të jetë vit i njohjes

0

Munir Basha ,ish zv minister lidhur me kohën dhe afatin se kur mendoni që Serbia do ta njoh statusin e shtetësisë së Kosovës? Pohon;-‘’ Nëse kemi parasysh mentalitetin mitologjik serb,që është një mentalitet që nuk korrespondon me realitetin,atëherë parashikimi i njohjes eventuale të shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është punë goxha e vështirë,mos të them mision i pamundur! Por,shquar nga perspektiva dhe konteksti i negociatave si një proces i udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,atëherë njohja e shtetit të Kosovës nga ana Serbisë shihet si një opsion i mundshëm dhe real,por si një proces afatgjatë dhe i përcjellur me vështërsi të ndryshme .Andaj,nuk është e rastit fakti që edhe pas më shumë se dy dekadash,Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare,të kurrorizuar me njohje reciproke mes tyre. Angazhimi i shtuar i SHBA në muajt e fundit,në veçanti nga 4 Shtatori kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Vashingtonit si dhe vizita e mbrëmshme e delegacionit amerikan në Kosovë,me nënshkrimin e Deklaratës së bashkëpunimit në lëmi konkrete jep shpresë se njohja reciproke mes këtyre dy vendeve mund të përshpejtohet. Pres që ky delegacion amerikan shumë shpejtë te realizoj edhe një vizitë të karakterit të ngjajë edhe në Serbi,gjë që do të dinamizonte më tepër përpjekjet e faktorit ndërkombëtar drejtë një marrëveshjeje përfundimtare. Përgjigjja në pyetjen tuaj se kur mund të ndodhë njohja është goxha e vështirë dhe aspak falenderuese. Por,ne na mbetet të shpresojmë që kjo dinamikë e bisedimeve dhe,në veçanti,ky përkushtim i SHBA të vazhdoj edhe pas zgjedhjeve të 3 Nëntorit të këtij vit. Nëse ndodhë kjo,atëherë viti 2021 mund të jetë vit i njohjes/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *