Vrasja në Lipjan u krye në një lokal, të dyshuarit në arrati 

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje, e cila ka ndodhur mbrëmë në Lipjan.Rasti është konfirmuar për Reporteri.net nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.“Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, ka deklaruar Ahmeti.