“Zhdukja” e mostrave të Astrit Deharit, publikohen emrat e katër zyrtarëve të suspenduar 
Janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas informatave për zhdukje të mostrave në rastin e Astrit Deharit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Vendimin për pezullim nga puna e kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, vendim ky që ka hyrë në fuqi qysh sot.Të pezulluarit janë Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga, Anila Lakna, si dhe Ilirjana Shala.
Njoftimi i plotë:
Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi LigjoreFlutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi LigjoreIlirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022