Çamëria po zien nga flaka e lirisë, çamët duan tokat e tyre dhe lirinë e garantuar-Shkruan;Qazim Thaçi

0

Koha  kur tashmë   flitet e shkruhet  për një  Ballkan të hapur , por  askush nuk duhet të harrojë se një Ballkan i hapur  nuk mundet të bëhet ndryshe, pa  u  zgjidhur çështja shqiptare. Kohë më parë  ose në shekullin e  kaluar  edhe  mediat botërore  , por edhe analistë  ndërkombëtar e real patën shprehur se për këtë shekull në të cilën jemi duhet të jetë shekulli i shqiptarëve. Por,  çka  po ndodhë , po ndodhë, ajo që  nuk duhet të ndodhë, Secili shqiptar   sa herë të  bie e zgjohet  duhet ta mendojë  fatin e  mjerueshëm  të Çamërisë trime, ajo pjesa më  bukur e shqiptarësisë , që dikur i dha edhe  kryeministra  Qeverisë  osmane, pastaj dhe burra e  gra trime  për shqiptari, Tani nuk bënë  assesi të harrohet sepse  nëse harrohet ‘Çamëria’’  kemi harruar se jemi  shqiptar kudo që jetojmë në Ballkan, Evropë apo në SHBA. Assesi  nuk harrohen çikat e Sulit e nuk kemi si të  harrojnë   ato pjesë të atdheut tonë. Vetë  historia e r  bëri të mësojmë trishtin e madh të kombit që na ndodhi në  Çamëri. Tani  ka ardhur  koha    që  duhet të mendohet se ajo pjesë e Atdheut është zgjuar . Çamëria po zien nga  flaka e lirisë., çamët tani më  i duan tokat e veta e duan garancën  ndërkombëtare  me  fakte historike dhe  me  dëshmi reale se  ajo pjesë  e bukur e atdheut është  shqiptare, Atje tani zërat  janë  në  kupën e qiellit  për lirinë e Çamërisë,  edhe  kjo tregon se një  populli mund ët robërohet or  një përgjithmonë dhe se një oman  mund të dëmtohet por jo të zhbëhet  sikur mos te kishte qene kurrë, Shpirt çam është zgjuar  dhe  ftojmë botën  e bashkë me botine edhe  udhëheqë  shqiptar  kudo të jenë ata në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal  të  Zi  e në gjithë Evropën dhe  SHBA  të  bëjnë një  për  ‘Çamëri, se koha e Çamërisë  po agon   andaj  ne po rikujtojmë    vetëm një deklaratë Kushtetuese  të miratuar në  Hagë në  vitin 2016

DEKLARATËN KUSHTETUESE

PËR ÇAMËRINË SI NJËSI TË PAVARUR DHE TË BARABARTË NË RAPORT KONFEDERATIVME GREQINË SI FAZË KALIMTARE DERI NË ZGJIDHJEN FINALE TË STATUSIT POLITIK DHE SHTETËRORNËPËRMJET REFERENDUMIT GJITHËPOPULLOR.

  1. Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor dhe vullneti i popullsisë së Çamërisë nëpërmjet këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes së popullit mbështetur në dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare.
  2. Ky Kuvend, duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Çamërinë si njësi të barabartë dhe në raport konfederativ me Greqinë si fazë kalimtare, në bazë të parimeve të demokracisë mbi respektimin e vullnetit të popullit Çam dhe Arvanitas në Çamëri, përkatësisht Greqi, pret konfimimin e këtij akti kushtetues të tij në Kushtetutën e Greqisë, me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Greqi dhe të opinionit ndërkombëtar.
  3. Kuvendi shpallë gjuhën shqipe dhe gjuhën greke si gjuhë zyrtare të cilat do të përdoren si gjuhë të barabarta në të gjithë territorin e Çamërisë.
  1. Flamuri kombëtar me emblemën e mbretërisë së epirotëve mbi kokat e shqiponjës dhe stema e përbërë nga këto elemente janë simbolet shtetërore të Çamërisë.

5.Euro përcaktohet si valutë shtetërore.

  1. Kuvendi, Çamërinë dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të shtetasve të Çamërisë, ku shqiptarët çamë dhe arvanitas si shumicë e popullsisë së Çamërisë konsiderohen popull shtetformues.
  2. Ndërkohë, deri në aplikimin përfundimtar juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Çamërisë marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Greqisë i mbështesin nëvullnetin e popullit shqiptar (çam dhe arvanitas) të shprehur në këtë Deklaratë.
  3. Deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Republikës së Çamërisë, Kuvendi i Çamërisë tash e tutje do të komunikojë publikisht me emërtimin “Republika e Çamërisë”, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike e territoriale, organ i së cilës është, vetëm si Çamëri.
  4. Kuvendi fton institucionet më të larta shtetërore të Greqisë që të kenë parasysh këtë vullnet të shprehur lirshëm nga përfaqësuesit e popullit të Çamërisë – çam dhe arvanitas dhe bëhet partner i rëndësishëm bashkëpunues në drejtim të mbështetjes dhe realizimit të synimeve të shprehura me këtë Deklaratë.
  5. Si akt i parë i vullnetit të mirë, Kuvendi kërkon nga institucionet greke, përkatësisht Parlamenti i Greqisë që të heqë nga fuqia Ligjin e Luftës me shtetin e Shqipërisë, si një hap të rëndësishëm që do të forconte marrëdhëniet e mira midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Kjo njëkohësisht nënkupton edhe abrogimin e çdo dokumenti diskriminues për popullatën çame dhe territorin e Çamërisë.

  1. Kuvendi mbështet fuqishëm zhvillimin demokratik dhe atë të gjithmbarshëm të Çamërisë dhe të Greqisë dhe partneritetin aktiv të tyre në institucionet ndërkombëtare dhe botërore.

 Hagë, Holandë, 2016.

Kudo që  flitet shqip kjo është   dëshmia  është zëri i  Atdheut tonë  Arbëror të mendojmë  edhe ta ndërkombëtarizojmë Çamërinë , këtë pjesë  të dhembjes së trisht të  Atdheut  tonë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *