Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shpresa HYSENI

1000 Vite kërkim.

————-

Sa kujtime kam shkruar PËRTY .

Të shëndrruara në vijë venash e

të gdhendura në pëllëmbë të dorës.

Mijëra revolucione sa të pastrehë

dhe të mjerë bëjnë që vetëm të më mungosh më shumë.

Duke të përshpëritur në vesh deri sa vdekja të na ndajë

Duke ruajtur një ZEMER në emër të qiellit dhe të tokës

Nëse dashuria kthehet në Hi në fund të fundit…

Un do të ndryshoj do bëhem

–Drita dhe Hija-

në SYTË e TU !

Jam e gatshme të kërkoj 1000 ditë

 e net duke pritur KOHËN

për ty takuar përsëri me SYT e Tu,

Shkëmbej një jetë për një TAKIM të dytë.

Jam e gatshme të mbytem

në 1000 kujtime duke pritur qe

LOTËT të leshojnë buzqeshjet e tyre .

Sa me fate te ishte e lejuar nga

perendija qe të jam e bllokuar

PËRGJITHMON në fund të ZEMRES TËNDE

/QendraPress/