Fryma poetike e së dielës me poeten;-Qaze DEMKO

Ndonjëherë njeriu nuk kërkon shumë..

—————————————————-

Ndonjëherë njeriu nuk kërkon shumë,

veç pak mirëkuptim në këtë botë gjithkund,

një fjalë të ëmbël, një vështrim të qetë,

kur shpirti i lodhur s’ka më fuqi në jetë.

Gëzohem me ju, edhe kur brenda më dhemb,

buzëqesh me të tjerët, një lot e fsheh,

s’dua t’jua prish dritën, as gëzimin në sy,

por ndonjëherë dua të mendoni dhe për ty.

Se jo çdo buzëqeshje tregon lumturi,

jo çdo heshtje do të thotë qetësi,

ka zemra që qeshin për të mos u treguar,

sa shumë në heshtje kanë qenë duke qarë.

Nuk kërkoj mëshirë, as fjalë të mëdha,

as dorë që më mbajë kur bota më nda,

veç pak ndjeshmëri në çastin kur më dhemb,

një zemër që kupton, edhe kur unë s’flas dot më.

Se njeriu ka raste që lodhet së duruari,

dhe qan në heshtje, pa dashur të ankohet,

do vetëm një shpirt që ta ndiejë atë brengë,

pa e pyetur pse loti në sy i rrjedh.

Ndonjëherë mjafton një fjalë e menduar,

një çast i qetë, një shpirt i përqafuar,

se zemra s’kërkon pasuri, as lavdi,

veç pak dashuri… dhe pak njerëzi.

Qaze Demko

/QendraPress/