Zonja Merkel kësaj radhe para Serbisë u deshtë të vije në Kosovë- Shkruan; Kastriot Frengi

Në përfundim lamtumirës të mandatit të sajë kancelarja e Gjermanisë zonja Merkel, e filloi me Serbinë për të përfunduar në Tiranën e Edi Ramës. Por është tepër e befasishme se si kjo vizitë nuk nisi në Kosovën, atje ku ishte këmba e ushtrisë gjermane dhe gjenerali Korf, ne 12 qershorin e vitit 1999 që e i dhuroi gëzim popullatës shqiptare se liria agoi dhe erdhi bashkë me pushkët e çlirimtarëve dhe avionet e NATO-së e ku Gjermania pati rëndësi të madhe pas SHBA-së, Prandaj, edhe kësaj here për fat të keq e anashkaluat Kosovën dhe shkuar te zëdhënësi i krimeve të viteve 98/ 99 që ishte pikërisht z. Vuçiç ai altoparlanti i Qeverisë kriminele të Millosheviqit. Tani edhe pse kanë kaluar dekada të shumta nga kongresi i Berlinit, sikur u përsërit po ajo sekuencë ndaj shqiptarëve, Kësaj radhe ishte e rendit të nisej kjo vizitë lamtumirës nga Kosova e Lirisë dhe shteti më i ri i kësaj pjese të Ballkanit. Por këtij populli ende i ka mbetur drita e vetme jeshile SHBA, ata që janë djepi demokracisë sepse Evropa ditë për ditë po tregohet jo krejt e drejtë ndaj çështjes së Kosovë. Por Kosovë do të ecë edhe matej dhe padyshim se do të bëhet model i një shteti të zhvilluar duke ju falënderuar SHBA-së ëtë v bindje e besim kosovarët e kanë si më të mirin e kjo është pa edhe sipas sondazheve tashmë të kryera ku Kosova del se është adhuruesi numër një i SHBA-së, Kosova dhe Amerika, janë ideale të së ardhmes. Kurse ju zonja Merkel /www.qendrapress.com