E marta poetike me poeten;Bona SHEHU
Çupë ‘Përmetare si një lule rrallë
————————————————-
Fustani me pika sa bukur te rrika.
Çupë ‘Përmetare si një lule rrallë
Me kalon rrugës gjithë nure e lezet
Ter funde dhe naze diamant i çmuar.
Kur te shohin djemtë sa su bie pika.
Nga kjo bukuri qe ta fali perëndia
Por si rrezet e diellit shkëlqen ditën
Por sa vjen nata ti ndriçon si hëna .
Fustani me pika sa bukur te rrika .
Vajze e bukur si një lule e rralle
Kur te shohin shoqet sa inat u vika
Por le te plasin e te ju bjere pika?
Ti moj ‘ vashe Përmetare lule ne saksi
Duan të këpusin e te mbajnë ne dore
Te ndjenë lezetin e te te marin arome
Te fusin ne gji’ e te kenë ne përjetësi.
Te’ rriti mamaja te beri sorkadhe.
Te rrita e mbaja me llokum e arra .
Te rrita me halle te bëra manare.
Derë sa ti u bere nje ylber me ngjyra.
Fustani me pika sa bukur te rrika.
(Bona Shehu) 06/10/2022/