Çaste poetike me poetin;-Kastriot FETAHU

JAM SHQIPTAR
———————-
Jam shqiptar, lindur shqiptar,
Nuk pranoj t’më bëjnë varr.
Kam luftuar me shumë barbarë,
Dhe tani me dy tradhtarë.
Jam shqiptar, do vdes shqiptar,
Nëpër botë ika më parë.
Lotët ende s’më janë tharë,
Na përzunë këta zagarë.
Jam shqiptar, ilir shqiptar,
Bota le ta mësojë mbarë.
Shqipëri e re, me ar,
Emigrantët flamurtarë.
Jam shqiptar, vetëm shqiptar,
Historia ime zjarr.
Në Evropë më bën krenar
Ngjyrë e flamurit kombëtar.
K.F.
/QendraPress/