E E premtja poetike me poeten; Albina TREBICKA

TE KAM…

———————————

Të kam… thua shpesh herë

Dhe unë mendoj…c’më ka?!

Më ka… xhan apo shpirt

Fllad apo pëshpëritje

Enigmë apo fjalë

Kujtim apo mbresë

Inat apo bezdi

Gënjeshtër të bukur,

apo të vërtetë të kotë

Mall apo hall

Ironi apo shaka

Vesë mëngjesi,

apo brymë dimri

Puthje apo gjethe e rënë

Diell apo borë e shkrirë

Pemë e zhveshur,

apo zjarr i shuar

Ëndërr apo zhgjëndërr

Dëshirë apo premtim…?!

Nuk e di se ç’më ka,

Nuk e di se ç’e kam

Ndoshta… një refren

Ndoshta vetëm varg…

/www.qendrapress.com/