Lëndohen pesë persona në një aksident në Lluzhan

                            Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Lluzhan, ku për pasojë pesë persona kanë mbetur të lënduar.Këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka treguar Ahmeti.Ajo ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, përderisa njësiti rajonal i trafikut është duke e hetuar rastin.