E hëna poetike me poetin ;Sabit RRUSTEMI

PARA NISJES PËR NË TIRANË
———————————————————-
Me t’shnoshë
e dymbëdhjeta e ditës
do t’më gjej midis Tiranës
me miqtë e mi paluar vitrinave
e me hijen tënde fshehur diku thellë
ku dashuria bimon sall ëndrra e jetë
P.s
Kafja e Shpisë kurdo që t’kthehem më pret
a mungesa e Saj orë e çast më vret
vetëm shpresa si një kryeneçe motesh
si këmbë arushe në dorë më mbet
( 17 nëntor 2022 )
/qendrapress.com/