Çaste poetike me poetin: Imer GLLAREVA

Tërë ditën

———————

Mbi detin e paanë dielli mbretëron,

Mbi valë rrezet e arta derdh pa pushim,

Në perëndim qielli ngjyrë ari flakëron,

E dita largohet ngadalë, pa kthim.

Në mbrëmje plazhi mbetet bosh,

Nata shtrihet mbi rërën e butë,

Mbeten vetëm gjurmët nëpër breg,

Deti rri zgjuar, valët vallëzojnë.

E unë rri pranë tij në heshtje ,

Shikoj valët që vijnë e shkojnë,

Sepse edhe ditët janë si valët ,

Na takojn për pak çaste e vazhdojnë.

/QendraPress/