Çaste poetike me poetin;-Ramadan RESHITAJ

DURRËSI
———————
Durrësi, qytet i lashtë,
në breg të kaltër, stoik ka qëndruar,
shekuj mbi supe ka mbajtur,
e prapë i ri gjithmonë ka lulëzuar.
Këtu dikur u kryqëzuan shtizat,
me romakët u ndeshën burrat,
u përplasën mburoja e shpata,
dhe gjaku lagu gurët e rrugët.
Më pas erdhën shpatat otomane,
me kuaj, me flamuj, me ushtarë,medet
por Durrësi, me ballin lart,
qëndroi i fortë si një shkëmb në det.
Edhe plumbat këtu kanë jehuar,
në kohë të vështira, në ditë të zeza,
me grekë e sllavë janë shkëmbyer,
damarëve të luftëtarëve qëndronte besa.
Sot heshtin shpatat, heshtin pushkët,
mbi brigje dëgjohen vetëm valë deti,
dhe këmbët e qytetit, të lashta,
lahen bashkë me plazhistët që mbrohen nga i nxehti.
Këtu dikur ullinjtë gjelbëronin,
dhe fushat lëshonin aromë protokalle
sot plazhet zgjaten si përralla
Shqipëria është zemërmadhe.
Në freskinë e kaltër të detit
pushojnë zemra, gëzohen fëmijë,
këtu njeriu harron hallet
dhe ditës i thotë: «Sa e bukur je ti!»
Pastaj, kur dielli në horizont zbutet
dhe vapa e tij nis të shkrihet
rrezet e buta mbi dallgë
si fije ari fillojnë të shtrihen.
Dhe nata zbret mbi qytet,
me yje që ndizen një nga një,
Durrësi struket pranë Adriatikut,
por historia e tij nuk fle.
Shekuj vijnë e shekuj shkojnë,
ai qëndron, i fortë, krenar;
me detin që i puth këmbët,
Durrësi — qytet i përjetshëm shqiptar.
/QendraPress/