Fryma poetike me poeten;-Albina TREBICKA
DRITHËRIMA E PUTHJES…
————————————
Çasti, që më fale ti,
e ka emrin PUTHJE,
se ma rrëmbeve,
kur nuk e prisja fare
Ta dhurova kur dëshira jote
ishte e çmendur
Në atë cep të heshtur,
në atë qetësi të madhe
Mendimet,
ndjenjat
fjalët…
fshehur në vështrimet tinëzare
Një rreze dielli puth
flokët e tu të thinjur
Ndërsa vargjet fshehur
vijnë e ikin të qeshur
Një tufë ëndrrash mbështjellë
me pritje
Zgjuan drithërima nga puthja
në ikje…
/www.QendraPress.com/ ————————————–