Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Enver N. REXHAJ

MALLI
———————
Nuk të kërkoj më në zërin e botës,
por në heshtjen që më flet për ty.
Çdo natë të ndiej më pranë se kurrë,
edhe pse s’të shoh me sy.
Malli s’njeh kohë, s’njeh as largësi,
veç zemrën më mban zgjuar.
Dhe besoj se dashuria e vërtetë
nuk vdes…
veç pret të na bashkojë përsëri.
/QendraPress/