OVL e UÇK-së për xhandarmërinë serbe: A duhet ta mbrojnë veteranët shtetin, nëse Qeveria heshtë?
Kryetari i OLV UÇK, Hyseni Ngucati, ka reaguar në lidhje me hyrjen e Xhandarmërisë Serbe në Kosovë, 1 km përtej vijës kufitare në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Nugaci ka qenë shumë i ashpër me mosreagimin e institucioneve të Kosovës.
Madje, ai ka pyetur se a duhet përsëri veteranët ta mbrojnë shtetin e Kosovës, nëse Qeveria heshtë dhe nuk është në gjendje të reagojë.
“Është një turp i madh që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot, ku Xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, bëhen kinse nuk kanë parë dhe nuk ka ndodhur asgjë, a duhet përsëri që veteranë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbrojnë shtetin e Kosovës përderisa Qeveria hesht dhe nuk është në gjendje asnjë reagim të bëjë e lëre diçka me shumë, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që raste të tilla mos të përsëriten, veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë, turp për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos reagimin dhe marrjen e ndonjë veprimi”, ka shkruar Ngucati.
Është raportuar se paramilitarë serbë janë future në territorin e Kosovës të armatosur, duke terrorizuar banorët e kësaj zone.
Provokimet e Serbisë nuk kanë të ndalur, përmes mekanizmave të saj ka cenuar sovranitetin territorial të Kosovës. /Insajderi.com/