Totaj;E gjithë Kosova në këmbë,në mbrojtje të së vërtetës.

Marshi i sotëm madhështor i Lirisë tregoi edhe një herë fuqinë e popullit që respekton historinë dhe qëndron krenar pas luftës sonë të drejtë çlirimtare.
Sot, rrugët e Prishtinës u mbushën me zërin e qytetarëve që kërkojnë drejtësi dhe që presin me padurim ditën kur liderët e UÇK-së do t’u bashkohen familjeve të tyre dhe Kosovës, për të cilën dhanë çdo atom të jetës.
UÇK-ja është e popullit dhe populli kërkon drejtësi!
Heronj të lirisë, Kosova po ju pret!
Liria ka emër dhe drejtësia do të triumfojë!