Ekskluzive: I dyshuari për therjen e 45-vjeçarit është pjesëtar i FSK-së, viktima u dërgua me gjashtë plagë në QKUK

                 Një mosmarrëveshje në trafik mes dy personave sot rreth orës 17:30 në afërsi të Qendrës Tregtare në Kodrën e Diellit eskaloi në sulm fizik ndaj 45-vjeçarit, G.B. ai dyshohet se u ther disa herë me thikë nga i dyshuari, i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u vetëdorëzuar më vonë në stacion të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari është Fitim Krasniqi, 28-vjeçar.Krasniqi që është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se ka goditur së paku gjashtë herë me thikë viktimën të cili i ka shkaktuar lëndime serioze dhe më pas ka ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.45-vjeçari menjëherë është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Diellit, ku i është ofruar ndihma e parë e më pas për shkak të natyrës së lëndimeve, i njëjti është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.Sinjali mëson nga burimet brenda QKUK-së se viktima ka pasur plagë të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga goditjet me mjet të mprehtë në shpinë, kraharorë dhe këmbë. Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.E pas gati dy orësh, Krasniqi është paraqitur në stacion policor dhe i njëjti është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin dhe shumë shpejt pritet që të merren veprime ligjore ndaj tij.Krasniqi po ashtu është djali i nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Haxhi Krasniqi.