Çaste poetike me poetin:-Maxhun OSMANAJ

PO E ZI, QË S’PRANOI FOTOGRAFI!
————————————————-
Askush s’u përgjigjet zërave
Edhe nëse deri n’kupë t’qiellit kumbojnë
Apo n’heshtje shprazin një mllef t’grumbulluar
Një dhimbje që s’do kush ta ndjejë
Zëri i djallit hesht…
Derisa digjet koka e verbër
Bota qesh djallëzisht, zgêrdhihet
Pa perde, pa frymë
Teatrin e turpit dhe dhimbjes, kaosit
Kurrë s’desha ta vizitoj…
Një ditë, koha do ta djegë
Regjisorin dhe skenarin që shkroi
Istog, më 21 tetor 2026
/QendraPress/