Fryma poetike e së diles me poeten;- Mimoza REXHVELAJ

Më Frikson Kjo Lojë

Si pupula e një zogu
Mbi telat e kafazit
lëkundem në krahëzat e heshtjes…
Jeta kompozon e gëlltit soneta.
Luaj me tingullin e pafaj
dhe fajsohem pa faj.
Më frikson kjo lojë
në tastierë të jetës.
Dua t’i rrëshqas…
sa hedh njërën këmbë
tjetra calon në krah të saj.
Oh, kafazin e përpijnë xhindet
Hija derdh hije si lugat…
Si pupula e një zogu
Kuturu…
Qorrazi…
rrotullohem
në sqep të ajrit bosh.

/www.QendraPress.com/