“Dorëzohu, s’është vonë”, Çitaku i reagon Haxhiut për deklaratën ndaj prokurorit: Kjo mendësi s’kalon
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e mbajtur sot për aktakuzën me gazin lotsjellës.Haxhiu iu drejtua sot prokurorit duke i thënë “Dorëzohu, s’është vonë”, e që kjo ka nxitur reagimin e Çitakut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Sipas nënkryetares së PDK-së, Haxhiu dhe të tjerët që po udhëheqin shtetin të gjithë i duan të dorëzuar.“Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën”, shkroi ajo në Facebook.Por kjo mendësi nuk kalon në Kosovë, tha tutje Çitaku. /Reporteri.net/.
Reagimi i plotë:
“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën.Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë.