Kryetari Shaqir Totaj priti delegacionin e Odës së Industrisë dhe Tregtisë (IHK) të Ostëürttembergut, të udhëhequr nga Gjenerali Erhard Bühler.

Kryetari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, sot, priti një delegacion të Odës së Industrisë dhe Tregtisë të Ostëürttembergut, të udhëhequr nga Gjenerali Erhard Bühler, ish komandant i Brigadës Shumëkombëshe të Jugut të KFOR-it në Prizren, i shoqëruar me Bernd Richter, nënkryetar i IHK-së, Thilo Rentschler, Kryeshef Ekzekutiv i IHK-së, Ëolfgang Leidig, ish-drejtues dhe menaxher i projektit në GIZ për themelimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, me ç’rast biseduan për mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet kompanive gjermane dhe Prizrenit.
Pas takimit, së bashku vizituan edhe qendrën historike të qytetit, duke prezantuar nga afër vlerat kulturore, historike dhe turistike të Prizrenit. “Qyteti ynë është i hapur për bashkëpunim, investime dhe partneritete të reja që krijojnë mundësi për zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune” – theksoi Kryetari Totaj.Kryetari Totaj takime të këtilla ka të thuash gadi cdo ditë.