“Dorëzohu, s’është vonë”, Haxhiut i kërkohet dorëheqja pas kërkesës ndaj prokurorit për tërheqje nga aktakuza ndaj saj
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk i ka ndalur përpjekjet për ndërhyrje në sektorin e drejtësisë. Gjatë seancës gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, Haxhiu i ka kërkuar prokurorit të rastit të tërhiqet nga aktakuza. Kjo deklaratë e Haxhiut ka shkaktuar reagime nga politikanët e partive opozitare por edhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Madje, kishte edhe prej atyre që kërkuan dorëheqjen e ministres Haxhiu. Para të pranishmeve, ka deklaruar se kur nuk ka prova, prokurori Ilaz Beqiri duhet të dorëzohet.Sipas saj, nuk është vonë për prokurorin që të dorërhiqet tani.“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”- është shprehur Haxhiu.I menjëhershëm qe reagimi nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i cili ka dënuar gjuhën me përmbajtje kërcënuese të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Iliaz Beqiri, të përdorur në seancën gjyqësore ndaj saj, në të cilën akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.“KPK-ja i bënë thirrje Ministres Haxhiu edhe një herë që të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme kërcënuese ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, sepse gjuha e saj e përdorur është tentativë për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit” thuhet në deklaratë të KPK-së.Në anën tjetër, KPK-ja thotë se do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë dhe të mbrojë me të gjitha mjetet juridike në dispozicion punën profesionale të të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës.Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ku ka thënë se kështu i duan të dorëzuar, si mjekët, ashtu edhe policët e mediat, shoqërinë civile e opozitën. “Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën. Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë” – ka shkruar Çitaku.Nga ana tjetër, deputetja e LDK-së Doarsa Kica Xhelili e cila fillimin e mandatit të deputetes e nisi në Lëvoizjen Vetëvendosje, ka thënë se nga sot Kurti ka përgjegjësinë të jap llogari për çdo ditë shtesë që Haxhiu e kalon në Ministrin e Drejtësisë.“NË EMËR TË POPULLIT DORËZOHU E gjithëpushtetshmja Albulena Haxhiu, prokurorit të rastit të saj, sot i tha “Dorëzohu.” Në formën më brutale e banale të mundshme u pa ajo që jemi munduar t’ua shpërfaqim: Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim! Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për ÇDO DITË shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë. Shtetet demokratike këtë gjuhë nga ekzekutivi ndaj institucioneve të drejtësisë nuk e tolerojnë. Nuk i kemi duruar më parë e nuk do ti durojmë as tash!” – ka shkruar ajo.Ani pse mori shumë reagime të ashpra, ministren Albulena Haxhiu dikush e mbrojti për deklaratën e saj drejtuar prokurorit.Sadri Ramabaja, anëtarë i VV-së dhe analist, i doli në mbrojtje ministres Haxhiu.Sipas Ramabajes, ministrja Haxhiu sot në seancë nuk ishte si ministre dhe të drejtën e mbrojtjes e ka secili qytetar.“Në seancë sot A.Haxhiu nuk ishte si ministre. Këtë fakt mos e anashkalo. Të drejtën e mbrojtjes e ka secili qytetar.” – ka shkruar Ramabaja.Në mbrojtje i doli po ashtu edhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka i cili arsyetoi ministren duke thënë se ishte në rolin e të pandehurës.“Pra, ministrja në cilësinë e të pandehurës nuk paska asnjë të drejtë të flasë do të thotë. Në fakt kjo është mbytje e demokracisë.Në kontekstin e mungesës së të provuarit nga ana e prokurorit se gazi lotsjellës është armë, në kuadër të mbrojtjes dhe në pozitën e të pandehurës kërkoi nga prokurori që të heq dorë nga ndjekja”, ka shkruar Manxhuka në Facebook