Fryma poetike e së dielës me poeten;-Landa MOLISHTI

MËRGIMI PO MË TRONDITË?!

———————————————-

Ah! Mërgim i mallkuar!
Pse duhet të duroj,
Larg vendit tim,
Vuajtjet, që s’duhet duruar?!

Jetoj disi, si e vdekur.
Në këto vite, më syrgjynose.
E trazuar, e sakatosur,
Përpëlitem, fort e mekur.

Vallë, jam, a s’jam?!
Brengat sa malet…
Në mendje, në shpirt,
Barrë si gurët, në trup i kam.

Ditët më duken, sa shekujt.
Rrezet diellore jetësore,
Jo, s’ po më ngrohin.
Mërgimi, po mē tronditë, përditë!…

Çdo gjë rreth meje, më duket e shkretë.
Lumturitë jetësore, më mungojnë.
Gjithë ato shkëlqime hareje.
Vallë, kësaj i thonë jetë?!

Shpesh, pa pritë e pa kujtuar,
rrëmbyeshëm trishtohem.
Si vetëtima, shpërthejë,
me psherëtima e dërrmuar…

Ah! Sa mall ndiej për njerëzit e mi,
me ‘ta me u çmallur.
Lotët më rrjedhin gurgullima,
Për Ty, moj Nënë Shqipëri.

/www.QendraPress.com/