Parashikimi i motit për sot, në disa vende edhe borë

          Ditën e diele parashihet që vende-vende të ketë riga shiu dhe fjolla bore.Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.“Në mëngjes për rreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet ndër të tjera.